Milan po ia bën dhuratë Rangnickut lojtarin që po kërkohet nga shumë skuadra

16:02 | 23 May 2020

Drejtuesit e Milanit janë duke punuar shumë për të identifikuar profilet e duhura në tregun e transferimeve.

Me Ralf Rangnick në pozitë pole për të udhëhequr revolucionin, disa emra janë shfaqur në media.

Siç është raportuar nga Tuttosport këtë mëngjes, Jeremie Boga është një nga lojtarët në listën e dëshirave të Milanit.
Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë të firmosin mw anësorin 23-vjeçar, përcjell ORAinfo.

Sezoni i tij mbresëlënës, në të vërtetë (tetë gola dhe pesë asistime në 23 ndeshje), nuk ka kaluar pa u vënë re.

Përveç Milanit, edhe Napoli dhe Atalanta po e monitorojnë gjithashtu situatën, ndërsa Sassuolo janë duke buzëqeshur ndërsa kërkojnë të mbledhin para nga shitja e lojtarit.

Për më tepër, duhet përmendur se Chelsea ka të drejtën ofertimit për lojtarin, do të thotë se ata mund ta sigurojnë Boga duke përputhur ofertën më të lartë në tryezë.

Mbetet për tu parë nëse skuadra e Stamford Bridge është e interesuar për lojtarin. /ORAinfo/

Komento: