Milan po ia bënë dhuratë lojtarin 50 milionësh trajnerit të ri

12:18 | 14 June 2019

Milan është shumë aktiv në tregun e transferimeve dhe dëshiron t’i japë Marco Giampaolo një ekip konkurrues të aftë për të bërë diferencën në Serie A.

Milannews ka bërë një përmbledhje të lëvizjeve të mundshme në treg në javët e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Burimi italian konfirmon se Lucas Torreira është ëndrra e tregut e Rossonerëve, pasi Giampaolo do të jetë i kënaqur që të bashkohet me nxënësin e tij nga Sampdoria.

Uruguaini ka një kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe Arsenali dëshiron të paktën 35 milionë paund për mesfushorin.

Një tjetër temë e nxehtë është e ardhmja e Susos.

Dje agjenti i tij u takua me Paolo Maldini në Casa Milan.

Spanjolli ka oferta nga Liga Premier dhe La Liga.

Në Angli, West Ham, Arsenal dhe Tottenham janë klubet e interesuara, ndërsa në Spanjë është Simeone i Atleticos.

Suso do të gjente pak hapësirë në formacionin 4-3-1-2 të Giampaolo dhe mund të flijohej nga Rossonerët.

Së fundi, një tjetër emër që do të ndiqet në javët e ardhshme është Luis Muriel.

Lojtari i Sevillas, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit në huazim në Fiorentina, është propozuar për Milanin, me klubin që ende duhet të japë një përgjigje.

Kolumbiani është një tjetër lojtar i cili u trajnua nga Giampaolo dhe mund të përfaqësojë një mundësi tregu për t’u eksploruar në javët e ardhshme. /ORAinfo/

Komento: