Milan po ia merr yllin Chelseas

10:27 | 26 Dhjetor 2021

Milan planifikon lëvizjen për Ziyech

Skuadra e Milan po planifikon një lëvizje për yllin e Chelsea.

‘Rossoneri’ vazhdojnë të jenë në kërkim të një lojtari me tipare ofensive kreative, dhe Hakim Ziyech është emri që rikthehet në listën e dëshirave.

Milan shqyrtoi emrin e Ziyech dhe Bernardo Silva gjatë verës, por asnjëra lëvizje nuk u konkretizua. Me formën e portugezit, dihet se është e vështirë të sigurohet kartoni i tij dhe tashmë skuadra italiane ka kthyer vëmendjen kah Ziyech.

Fichajes raporton se Milani po përgatitet për të bërë një lëvizje për marokenin që nuk ka hapësirat e duhura në ‘Stamford Bridge’, transmeton lajmi.net.

Milan dëshiron të përfitojë nga situata jo e mirë e marokenit në Londër dhe ta transferojë lojtarin në ‘San Siro’.

Komento: