Milan po ia prish punët Arsenalit për yllin spanjoll

13:34 | 16 July 2020

Arsenali është skuadra që drejton garën për të nënshkruar me mesfushorin e Espanyol, Marc Roca, mes spekulimeve që e lidhin atë me Milanin.

Mundo Deportivo raportoi të martën se Roca është target i një numër objektivash në mesfushë që Milani ka në funksion të verës dhe me Espanyol të zhvendosur, ata kanë vendosur që spanjolli është ndër pjesët që ata do të detyrohen të shesin për shkakë të financave.

Pas një hetimi fillestar disa javë më parë, Milani tani po bën presion të fortë për të nënshkruar me 23-vjeçarin, si dhe Arsenalin, por ai ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Gazeta spanjolle La Razon tani po pretendon se është Arsenali ata që janë “më mirë të pozicionuar” sesa Everton dhe Real Madrid që të nënshkruajnë me mesfushorin e thellë.

Roca nuk dëshiron të qëndrojë me Blanquiazules dhe dëshiron një transferim në Premier League, me çmimin e kërkuar rreth 25 – 30 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: