Milan po ja rrëmben nga duart super talentin 30 milionësh Napolit

08:44 | 29 May 2020

AC Milan pritet të edhe këtë verë të bëjë revolucion në skuadër. Përveç sjelljes së trajnerit gjerman, Rlaf Rangnick, kuqeiznjtë pritet të sjellin në ‘San Siro’ edhe shumë talentë të rinj.

Në mesin e tyre është edhe super lojtari i Zenit të Shën Peterburgut, Sardar Azmoun.

25-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës që nga transferimi i tij në Zenit, duke mbledhur 26 gola dhe 10 asistime në 45 paraqitje konkurruese në të gjitha garat.

Calciomercato raporton se Milani ka zhvilluar bisedime fillestare me agjentin e tij, Fali Ramadani – i cili përfaqëson edhe Ante Rebic – dhe në javët në vijim do të kuptohet nëse interesi do të sjell rezultate, përcjell ORAinfo.

Ramadani ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Ralf Rangnick, një faktor që duhet të merret në konsideratë për transferimin e Azmoun në ‘San Siro’.

Kujojmë që interesim të madh për Azmoun ka edhe Napoli

Sidoqoftë, Zenit e konsiderojnë Azmoun si një lojtar të rëndësishëm dhe i kanë dërguar një mesazh
Milanit dhe Napolit se ofertat me më pak se 30 milionë euro nuk do të merren në konsideratë.

Në javët në vazhdim pritet të shihet se cilit ekip pritet t’i bashkohet Azmoun. /ORAinfo/

Komento: