Milan po nënshkruan kontratë të re me yllin e skuadrës

15:31 | 13 Shtator 2019

Lajm i mirë për Milanin.

Portieri italian mund ta vazhdojë karrierën tek “Rossoneri”, përkundër ofertave të shumta që ka.

Milani do t’i hapë negociatat me Gianluigi Donnarumman për kontratën e re.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi sportiv italian “Calciomercato”, përcjell Express.

Portieri italian i ka edhe dy vjet kontratë me “Rossoneri”, ndërsa atë e duan klubet e mëdha evropiane.

Mirëpo, gjiganti italian është i vendosur ta mbajë atë dhe bisedimet për kontratën e re tashmë kanë nisur.

Sidoqoftë, nuk pritet të arrihet lehtë marrëveshja në mes të palëve.

20 vjeçari ishte pranë largimit nga Milani verën e kaluar.

Atë së fundmi po e kërkon Paris Saint-Germaini, por ka oferta edhe në Spanjë e Angli.

Komento: