Milan po pëson nga gabimet e gjyqtareve, Valeri pranon gabimin në ndeshjen ndaj Atalantas

22:15 | 21 October 2022

Arbitri Paolo Valeri ka folur për mediat italiane, teksa është rikthyer të komentojë episodin mes Hateboer dhe Leaos, në ndeshjen Atalanta-Milan, në 21 gushtin e këtij viti, duke pranuar se duhej të kishte dhënë karton të kuq për anësorin e bergamaskëve.

Episodi ndodhi në fillim të pjesës së dytë, me Hateboer që ndërhyri me taka të ngritura ndaj Leaos dhe arbitri në fushë akordoi faull e karton të verdhë, ndërsa Valeri, që ishte në sallën VAR nuk e sinjalizoi për diçka më tepër.

“Në episodin Hateboer-Leao, gabova. Isha në sallën VAR dhe ajo ndërhyrje ishte për të kuqe të flaktë, ndaj duhej të kisha ndërhyrë. Ishte një gabim, por ndikoi edhe fakti që Leao u ngrit shumë shpejt dhe askush nuk kërkoi ndëshkim më të ashpër. Megjithatë duhej të kisha bërë detyrën time dhe të kisha vlerësuar mirë rastin”, u shpreh Valeri.

Komento: