Milan po punon të kompletoj një sulëm ‘bombardues’

10:59 | 11 Korrik 2022

Milan po kërkon të nënshkruajë me një playmaker ashtu edhe me një anësor të djathtë këtë verë dhe Hakim Ziyech mund të jetë ky i fundit.

MilanNews raporton se ndërsa po punohet për nënshkrimin e Charles De Ketelaere për rolin numër10, drejtuesit po punojnë gjithashtu për një lojtar për anën e djathtë të sulmit, i cili është i ngjashëm me Ziyech, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ish-ylli i Ajax-it nuk dëshiron të ulë pagën e tij për momentin dhe fakti që ai është transferuar në Roc Nation si agjenci mund të jetë një pjesë kyçe e historisë pasi është e njëjta agjenci që mbikëqyri lëvizjen e Romelu Lukakut në Inter.

Ziyech duhet të heqë dorë nga diçka për sa i përket pagës, pasi merr 6 milionë euro neto në sezon për momentin, dhe nëse Chelsea nuk kontribuon në pagesën e një pjese të saj, atëherë mund të ketë komplikime.

Milani do të paguajë deri në 4-4.5 milionë euro në vit, por përfundimisht tavani i tyre i brendshëm i pagave duhet të rishikohet lart, sepse lojtarët e vlefshëm paguhen dhe kjo është ajo që nevojitet për të bërë hapin tjetër në Evropë. /ORAinfo/

Komento: