Milan po shet yllin e madh, lajmërohen këto dy skuadra

21:43 | 10 Maj 2019

Milan po synon një ndryshim në formacionin e lojtarëve.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, ‘Rossonerët’ kanë vënë në tregun e transferimeve Hakan Calhanoglu.Klauzola e largimit të anësorit turk është 20 milionë euro dhe pritet të largohet në verë nga ‘San Siro’, përcjell lajmi.

Përformancat e 25-vjeçarit kanë qenë jobindëse për drejtuesit e Milanit, çka ka ardhur deri te vendimi për ta vendosur në shitje.Ai ka kontratë deri në vitin 2021, por ekipi që drejtohet nga Gattuso kërkon largimin e tij para se të kushtonte me parametra zero.Leipzig dhe Schalke janë dy ekipet e interesuara për shërbimet e tij.

Komento: