Milan po sjell në skuadër yllin e madh

19:31 | 16 Qershor 2020

Milani, i vendosur ta transferojë Jovicin.

Gjiganti italian është i interesuar të përforcohet në fazën ofanzive dhe ia ka vënë syrin sulmuesit të Real Madridit

Milani është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Rossoneri” ia kanë vënë syrin futbollistit të Real Madridit, Luka Modric, përcjell Gazeta Express.

Gjiganti italian po planifikon të bëjë ndryshime në ekip pas përfundimit të këtij sezoni dhe njëri prej lojtarëve që mund të largohet është edhe Zlatan Ibrahimovic.

E Jovic shihet si pasardhës ideal i Ibras në “San Siro”.

Futbollisti nuk e ka gjetur si duhet veten në “Santiago Bernabeu” dhe Reali mund ta shesë atë për 50 milionë euro.

Komento: