
AC Milan ka kohë që është i interesuar për një mburojës, kjo pas lëndimit të Simon Kjaer.
Një nga lojtarët që Milan e ka në radar për ta transferuar gjatë janarit është edhe mborjtësi i Manchester United, Eric Bailly.
Pavarësisht interesimit të lojtarit për t’iu bashkuar Milanit, Sky Sports raporton se Bailly nuk pritet të largohet nga Djajtë e Kuq në huazim në dritaren e janarit, përcjell ORAinfo.

Kjo pasi klubi anglez nuk po planifikon të huazojë asnjë lojtar përpara mbylljes së merkatos.
Kjo ka bërë që Milan të mendojë për një lojtar tjetër. Paolo Maldini dhe Ricky Massara tani po mendojnë për transferimin e Abdou Diallo nga PSG.
Mbetet të shihet nëse ky mision do të rezultojë i suksesshëm për Milanin. /ORAinfo/