Milan po synon transferimin e sulmuesit 25 milionësh nga Argjentina

15:12 | 13 Korrik 2021

Drejtuesit e AC Milan janë duke planifikuar që të takohet me agjentin e lojtarit argjentinas, Julián Álvarez mbi mundësinë e sjelljes së sulmuesit të River Plate në ‘San Siro’.

Alvarez ka shpërthyer në moshën 20 vjeçare me River Plate, duke bërë përshtypje në Copa Libertadores deri në atë masë sa u emërua në skuadrën e Argjentinës që përfundimisht u kurorëzuan kampione të Copa América, përcjell ORAinfo.

TyC Sports raporton se agjenti i Álvarez është në bisedime me disa ekipe evropiane që janë duke shprehur interes për të. E ndër me të interesuara po duket se është klubi italian, AC Milan.

Madje raportohet se drejtuesit e Milanit pritet që të takohen me agjentin e lotjarit për të biseduar rreth kushteve për sjelljen e sulmuesit në ‘San Siro’.

Alvarez ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro dhe mbetet të shihet se Milan do të pajtohet për të paguar këtë shumë për sulmuesin 20 vjeçar. /ORAinfo/

Komento: