Afati i janarit ka qenë tepër i nxehtë për Milanin.
Gjiganti italian do tu ofroj kontrata të reja disa lojtarëve, ndërsa do të tentojë ta ndal edhe Timeou Bakayokon.
Skuadra italiane e ka në huazim mesfushorin francez nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, andaj po e dëshiron kartonin e tij përfundimisht, përcjell lajmi.
Skuadra londineze ka marrë 5 milionë euro nga huazimi i tij, ndërsa kërkon edhe 35 milionë nga shitja.
Milan është i gatshëm ta paguajë atë shifër, gjersa Timeoue Bakayoko është shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për Gennaro Gattuson.