Milan po tenton ta ndal ‘dështakun’ në San Siro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan po tenton ta ndal ‘dështakun’ në San Siro

12:50 | 28 Janar 2019

Afati i janarit ka qenë tepër i nxehtë për Milanin.

Gjiganti italian do tu ofroj kontrata të reja disa lojtarëve, ndërsa do të tentojë ta ndal edhe Timeou Bakayokon.

Skuadra italiane e ka në huazim mesfushorin francez nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, andaj po e dëshiron kartonin e tij përfundimisht, përcjell lajmi.

Skuadra londineze ka marrë 5 milionë euro nga huazimi i tij, ndërsa kërkon edhe 35 milionë nga shitja.

Milan është i gatshëm ta paguajë atë shifër, gjersa Timeoue Bakayoko është shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për Gennaro Gattuson.

Komento: