
AC Milan është e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin Jordan Larsson nga Spartak Moska në janar.
Gazeta suedeze Sportbladet beson se sulmuesi suedez 24-vjeçar nuk do të zgjasë kontratën e tij me klubin rus dhe se shenjat tregojnë drejt një largimi qysh në afatin e janarit.
Jo vetëm kaq, por Spartak e ka ulur çmimin e tyre të mëparshëm në rreth 10 milionë euro, gjë që e bën atë shumë të përballueshëm për shumicën e klubeve të interesuara.
E një nga ekipet me të interesuara për sulmuesin suedez është edhe Milan.
Kuqezinjtë janë të gatshmë të ofrojnë deri në 10 milionë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 24 vjeçar.

Larsson ka shënuar 15 gola dhe 5 asistime në 29 ndeshje të ligës ruse.
Kujtojmë që Larsson është djali i ish-sulmuesit të Celtic dhe Barcelonës, Henrik Larsson. /ORAinfo/