Milan po transferon lojtarin që e largoi tri vite me parë

11:55 | 20 July 2020

Trajneri në ardhje i Milanit, Ralf Rangnick po monitoron Matteo Pessina për të parë nëse ai ia vlen të rikthehet në San Siro përpara sezonit të ardhshëm.

Pessina u largua nga Milano në vitin 2017 në një marrëveshjen me që bëri që Andrea Conti të vinte në anën tjetër në San Siro.

23-vjeçari tani ka filluar të shkëlqejë pasi iu bashkua Hellas Verona verën e kaluar në hua me mundësi për të blerë, përcjell ORAinfo.

Sky Italia raporton se Rangnick po e monitoron lojtarin dhe e dëshiron atë në San Siro gjatë verës.

Milano ka të drejtë në një përqindje midis 40-50% të rishitjes në të ardhmen e lojtarit. Kjo do të thotë se Milano teorikisht mund ta mposhtë konkurrencën dhe ta firmosë atë me gjysmën e çmimit.

Vlera e lojtarit aktualisht është rreth 12-14 milionë euro. Duke marrë parasysh lamtumirën e afërt të Giacomo Bonaventura, mund të thuhet se Pessina ka gjasa të zbres në ‘San Siro’ sezonin e ri. /ORAinfo/

https://www.youtube.com/watch?v=b04J-oSdHHg&feature=emb_title

Komento: