Milan po e kthen në skuadër super-lojtarin

15:09 | 07 Gusht 2021

Menaxhmenti i Milanit po punon në shumë fronte për të përmirësuar më tej skuadrën në dispozicion të Stefano Piolit.

Një nga departamentet që do të përforcohet është edhe mesfusha, pasi Maldini duket se do të shtojë një alternativë ndaj Franck Kessie në formacionin e Rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Dhe një nga emrat më të përfolur në listën e regjisorit është ai i Tiemoue Bakayoko, i cili luajti për Milanin gjatë sezonit 2018/19, duke lënë një përshtypje shumë pozitive.

Dhe madje edhe në dy sezonet e fundit, francezi dukej afër kthimit, por përfundimisht u bashkua me Monakon dhe Napolin, të dy në huazim.

Sipas Tuttosport , Bakayoko do të ishte një zgjedhje e sigurt për Milanin dhe lojtari përfundimisht do të largohet nga Chelsea deri në fund të gushtit./ORAinfo/

Komento: