Milan pranë goditjes së parë për merkaton e janarit

12:22 | 04 December 2023

Oferta është gati, Milan pranë goditjes së parë për merkaton e janarit.

Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Juan Miranda vijon të jetë “mollë sherri” mes Milanit dhe Betisit.

Klubi spanjoll synon rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit, ndërkohë që kuqezinjtë synojnë të rrëmbejnë mbrojtësin e majtë në merkaton e dimrit duke derdhur një dëmshpërblim simbolik në arkat e andaluzëve.

Me sa duket çështja mund të zgjidhet me 4 milionë euro në favor të bardhegjelbërve, të cilët gjysmën e kësaj shume do ta xhirojnë drejt Barcelonës, e cila zotëron gjysmën e kartonit të futbollistit që e ka formuar në ekipet e saj zinxhir.

Miranda do të ishte te Milani një zëvendës i Teo Hernandezit, i cili që pas largimit të Balo-Turesë nuk ka një alternativë përveç të riut Bartezagi.

Komento: