Milan pranë marrëveshjes me dy sulmues

13:50 | 29 June 2023

Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët pranë marrëveshjes me dy sulmues.

Milan ka nisur një sulm në shumë fronte për të përforcuar skuadrën e sezonit të ri.

Pas Loftus-Cheek, me të cilin kuqezinjtë kanë arritur tashmë një marrëveshje me lojtarin dhe Chelsea, një tjetër emër që pritet të mbërrijë në Milano është Christian Pulisic. Edhe ky po nga “blutë” e Londrës.

Pulisic, me nënshtesëi amerikane por edhe me pasaportë kroate, kërkon një ekip ku të luajë më shumë dhe Milan duket skuadra ideale për ta bërë këtë gjë.

Gjithsesi, 24-vjeçari duhet të ulë disi pretendimet financiare për të bërë të mundur transferimin dhe dëshirën për të luajtur vazhdimisht.

Chelsea është gati të bëjë një ulje në çmim, pasi dëshiron të largojë lojtarët e tepërt.

Milan synon që të mbyllë një marrëveshje të dyfishtë me Chelsea për të dy lojtarët, duke paguar 35 milionë euro në total.

Bisedimet vazhdojnë, ndërkohë që një emër tjetër që afrohet te Milan është sulmuesi 18-vjeçar argjentinas Luka Romero, që vjen me koston zero nga Lazio.

Ai luajti 6 ndeshje këtë sezon me Lazio në Serie A (12 në total), duke realizuar edhe një gol.

Komento: