Mesfusha e Milanit, mund të ndryshojë edhe njëherë përbërjen.
Shumë do të varet nga fati i disa elementeve, në veçanti Timoue Bakayoko i cili do të duhet të shpengohet nga Chelsea, por edhe nga lojtarët që konsiderohen mbajtës dhe të dëshirueshëm në treg si Kessié dhe Biglia, pa harruar se ata pothuajse me siguri do të largohen nga Milano pa kosto përcjell ORAinfo.
Pra, diçka do të ndryshojë në mesfushën e Milanit. Rossonerët mund të shkojnë në kërkim të një mesfushor cilësor, i cili mund t’u japë pronarëve një zgjidhje alternative dhe do të i ndihmojë ekipit të Gennaro Gattuso.
Një profil i ndjekur nga Rossonerët kohët e fundit duket të jetë ai i portugezit Bruno Fernandes, një mesfushor i talentuar që po kërkohet shumë në Itali, por aktualisht luan për në Sporting Lisbon./ORAinfo/