Milan pranon ta shesh sulmuesin e njohur për 10 milionë euro

17:34 | 02 January 2019

Lojtari italian, Fabio Borini pritet të largohet nga Milan për tu transferuar në Kinë të ekipi Shenzhen.

Për këtë transfer Milan po kërkon të paktën 10 milionë euro, por ekipi kinez është i gatshëm të paguaj vetëm 7.5 milionë.

Lojtari Italian ka rënë dakord në parim për një kontratë trevjeçare me vlerë 5 milionë euro për sezonin, por ende nuk ka marrëveshje me klubin e tij.

Sipas calciomercato.com, kuqezinjtë nisën me një çmim prej 15 milionë eurosh, por ata do të ishin të gatshëm të shkonin deri në 10 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Ndërsa ekipi kinez ende nuk ka bërë ofertën përfundimtare, por ajo thuhet se do të jetë rreth 7.5 milionë euro.

Nëse një klub kinez blen një lojtar të huaj ata duhet të paguajnë një taksë 100 për qind, e cila i vë paratë në zhvillimin e lojtarëve të rinj në Kinë.

Si rezultat, oferta e Milanit prej 10 milionë euro për Borinin është në mënyrë efektive 20 milionë, sepse Shenzhen do të duhet të paguajë një tjetër 10 milion-sh për shtetin nëse ata nënshkruajnë me sulmuesin. /ORAinfo/

Komento: