Milan prek Champions League, Piatek “dridh” Ronaldon

22:30 | 09 March 2019

Ekipi i Gattusos nuk ka të ndalur.

Milani nuk di të ndalet në Seria A. Ata kanë rrëmbyer fitoren e 5-të radhazi në kampionat, në transfertën e vështirë ndaj Chievos.

Kuqezinjtë do të vuanin jo pak ndaj vendasve që luajnë shanset e fundit për të qëndruar në elitën e futbollit italian. Në minutën e 31-të, Lucas Biglia shënon një super gol nga goditja e dënimit, duke dërguar topin në cepin në trekëndësh.

Chievo nuk dorëzohet, teksa 10 minuta më pas do të gjente golin e barazimit me Hetemaj, i cili mposhti me kokë portierin Donnarumma. Në minutën e 57-të, Milani kaloi sërish në avantazh me Piatek, i cili konkretizoi një aksion të gjatë të ekipit të tij.

Ky ishte goli i 19-të në këtë sezon për polakun që barazon Ronaldon dhe Quagliarellënnë krye të golashënuesve. Me këtë fitore Milani ruan vendin e tretë me 51 pikë, 4 më shumë se Interi.

Komento: