AC Milan ka prezantuar zyrtarisht fanellën për sezonin e ri.
E krijuar nga Puma, Rossonerët do ta veshin fanellën e re më 2 gusht kundër Cagliarit.
“Puma ka prezantuar fanellën e parë të Milanit që do të bartet nga ekipi i meshkujve, femrave dhe sektori i të rinjve nga sezoni 2020/21”, thuhet në njoftimin e Pumas.
“Fanella është e krijuar me elegancë dhe simbolikën e qytetit të Milanos dhe arkitekturën e saj”.
E prezenca e Zlatan Ibrahimoviç në prezantimin e fanellave të reja mund të vlerëoshet se veterani do të jetë në ‘San Siro’ të paktën edhe për një sezon.