
Imazhet e para të fanellës së tretë të AC Milan për sezonin 2022/23 janë shfaqur, me kuqezinjtë që pritet të kenë një fanellë të tretë me ngjyrë të gjelbër.
Këtë sezon, siç e dimë, kanë një të zezë me detaje të kuqe,përcjell ORAinfo.
FootyHeadlines, bazuar në informacionet që kanë marrë, kanë bërë dizajnet e para të fanellës së tretë të kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.
Ka ngjyra camo dhe ka edhe disa versione me detaje të bardha, të zeza ose të kuqe. Shikoni më poshtë dizajnët e tyre./ORAinfo/
