Milan priter të thyej rekordin e klubit, Rosonerët gati të transferojnë bomberin e ri

11:51 | 09 May 2024

Milan ka gati goditjen rekorde për merkaton e verës.

Sezoni i Milanit tashmë ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë. Pasi ka kaluar Juventusin në renditje, tashmë objektivi konkret në kampionat është ruajtja e vendit të dytë në renditje deri në fund.

Pozicioni aktual në Serie A tashmë duket se e projekton Milanin në edicionin e ardhshëm të Champions League, një objektiv i cili gjithashtu i lejon drejtuesit e klubit milanez të fillojnë të punojnë paraprakisht se cilat do të jenë lëvizjet për verën e ardhshme.

Ka katër role prioritare për t’u forcuar në sesionin e ardhshëm të merkatos, të cilat mund të forcojnë më tej Djallin në përpjekje për të ngushtuar diferencat me Interin.

Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka vendosur ta transferojë sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko.

Sulmuesi slloven ka realizuar 16 gola dhe 2 asistime këtë sezon, ndërsa klauzola e tij është 50 milionë euro.

Rosonerët janë të gatshëm ta aktivizojë klauzolën e Sesko dhe afrimi i tij do të bëhet blejra më e shtrenjtë në historinë e Milanit.

Rekordin aktual e mban Rafael Leao, i cili iu bashkua Rosonerëve për 49.5 milionë euro.

Komento: