Milani shqyrton ofertën për Lukakun pas transferimit të Tonalit në Newcastle.
Davide Frattesi i Sassuolos nuk është objektivi i vetëm i Milanit pas shitjes së Sandro Tonalit te Newcastle United, pasi kuqezinjtë po mendojnë të bëjnë një ofertë për sulmuesin nën pronësi të Chelseat, Romelu Lukakun.
Tonali është në prag të bashkimit me Newcastle për rreth 70 milionë euro. Dy klubet duhet të bien dakord për detajet financiare, por disa burime në Itali pohojnë se mesfushori italian ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar në Ligën Premier, kështu që transferimi i tij është praktikisht një punë e përfunduar.
Gjigantët e Serie A tani kanë një buxhet të konsiderueshëm transferimi për të investuar dhe të gjitha gazetat sportive italiane, sugjerojnë që Frattesi është i preferuari për të zëvendësuar Tonalin në San Siro. Çmimi i kërkuar i Sassuolos për italianin është 35-40 milionë euro.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Chelsea kërkon një tarifë të ngjashme për Lukakun, i cili mund të largohet në një transferim të përhershëm për 40 milionë euro.
Interi nuk mund të përballojë të paguajë një tarifë të tillë dhe po kërkon një marrëveshje të re huazimi.
Milani thuhet se është i interesuar për Lukakun dhe tani mund të përballojë blerjen e tij, por mbetet për t’u parë nëse belgu do të pranojë t’i bashkohet rivalëve të mëdhenj të Interit.
Marrëveshja e huazimit të Lukakut te Interi përfundon zyrtarisht më 30 qershor.
Sipas Sky Sport Italia, Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic janë dy objektiva të tjerë transferimi për kuqezinjtë.