Cardinale hap thesin: Milan transferon tre yje në merkaton e janarit.
Milan ka gati një mini revolucion në merkaton e janarit.
Për merkaton e janarit, Milani po punon për të forcuar si sulmin ashtu edhe mbrojtjen.
Emri kryesor për të përmirësuar repartin sulmues mbetet ai i Jonathan David i Lille. Klubi francez kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë David në janar, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.
Sa i përket repartit të mbrojtjes, Milan synon dy përforcime dhe me njërin prej tyre tashmë është arritur marrëveshja.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, njoftoi sot se Milan ka arritur marrëveshje me mbrojtësin spanjoll Juan Miranda dhe së shpejti pritet që të arrihet marrëveshja edhe me Betisin. Për kartonin e spanjollit Milan do të paguaj 2 milionë euro.
Objektivi tjetër për repartin e mbrojtjes është qendërmbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiwior.
Kiwior pëlqehet nga drejtuesit e Milanit dhe Rosonerët synojnë huazimin e polakut.