Milan pritet të transferojë yllin e Serie A në merkaton e janarit për 25 milionë euro

10:18 | 01 Tetor 2024

Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke marrë tre fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshje të luajtura.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, në mënyrë që Fonseca të ketë më tepër opsione.

Sipas Calciomercato, Milan në merkaton e janarit synon afrimin e mesfushorit të Torinos, Samuele Ricci.

Mesfushori italian po shkëlqen me Torinon dhe për kartonin e tij Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro.

Komento: