Milan qel ‘zemrën’, 1 euro bileta për tifozët e saj në këtë ndeshje

18:41 | 22 Shkurt 2022

Milani ka njoftuar se tifozët mund të aktivizojnë një promocion special për t’i blerë biletat e ndeshjes së Serie A kundër Udineses për vetëm një euro.

Rossonerët janë liderë të Serie A me dy pikë më shumë se Interi dhe Napoli, megjithëse Nerazzurrët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të zgjedhurit e Stefano Piolit të premten janë nikoqirë të Udineses në San Siro dhe kanë nevojë për mbështetje të madhe në tribuna.

Prandaj, për të qenë maksimale prania e tifozëve në stadium, ata ofrojnë bileta për vetëm një euro.

Në bazë të njoftimit, promoja e quajtur ‘miqtë’ është në dispozicion në sektorë të caktuar për shumën vetëm një euro për personat nën 30 vjeç dhe mbi 60 vjeç, të cilët mund të blejnë deri në tri bileta me këtë shumë.

Komento: