Milan-Rafael Leao, çka po ndodh këto ditë?

16:36 | 17 Shkurt 2022

Rafael Leao po bën një sezon të mirë me Milanin, teksa ka shënuar 7 gola në Serie A këtë sezon. Kuqezinjtë i kanë nisur bisedimet prej kohësh.

Gazzetta dello Sport ka nxjerrë shifrat për rinovimin e marrëveshjes së sulmuesit portugez me kryesuesit aktualë të Serie A.

Kontrata e re e Leao do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026 dhe paga e sulmuesit do të shkojë nga 1.5 milionë euro në sezon, në 4 milionë euro plus bonuse.

Komento: