Ka ardhur një lajm në lidhje me skuadrën e Milanit dhe Milot Rashicën.
Drejtuesit e Milanit janë futur në merkato në kërkim të një sulmuesi anësor të djathtë.
Samu Castillejo dhe Alexis Saelemaekers janë në dizpocion të trajnerit Pioli, por ky i fundit e konsideron belgut më shumë si një mesfushor dhe jo sulmues të mirëfilltë.
Deri më tani në listën e klubit kuqezi janë katër alternativa dhe bëhet fjalë për Jesse Lingard, Federico Chiesa, Milot Rashica dhe Gerard Deulofeu.
Chiesa është një lojtar që Pioli e njeh shumë mirë nga koha kur ai drejtonte Fiorentinën.
Problemi qëndron tek klubi violë, pasi ato nuk e lëshojnë sulmuesin pa të paktën 70 milionë euro.
Situata e Deulofeut është paksa më ndryshe dhe ai pritet të largohet nga Ëatford, tashmë që ato ranë një kategori më poshtë.
Në ditët në vijim pritet një takim i agjentit të francezit me Paolo Maldinin dhe do të diskutohet mbi rikthimin e tij në Milano.