E ardhmja e Davide Kalabria mund të jetë larg nga Milano, kjo nuk është më një sekret.
Megjithë një fund të mirë të sezonit, mbrojtësi i djathtë pritet të largohet nga kuqezinjtë përpara sezonit të ardhshëm.
Gjatë vitit të kaluar, Calabria humbi vendin e tij në njëmbëdhjetshën shartuese ndaj Andrea Conti.
Tani shitja e Kalabria është punë e kryer.
Siç është raportuar nga Tuttosport, vlera e tij është rreth 15 milionë euro dhe ai së fundmi ka ndryshuar agjentët e tij, përcjell ORAinfo.
Dy ekipet nga La Liga, Sevilla dhe Real Betis po ndjekin nga afër situatën e Kalabrisë.
Sidoqoftë, deri më tani, Paolo Maldini ka marrë vetëm oferta kredie nga të dy palët.
Mirëpo MIlan po synon që në largimin e 23-vjeçarit të përfshihet edhe një detyrim për të blerë.
Kjo deri me tani nuk ka ndodhur, gjë që ka bërë që drejtori i Milanit t’i refuzoj ofertat fillestare. /ORAinfo/