Sot në Casa Milan një konferencë për shtyp para ndeshjes së teknikut Gennaro Gattuso paraqiti skuadrën e tij kundër Atalantës.
Trajneri italian, ka bërë të qartë se Biglia dhe Abate kthehen, por jashtë do të jetë Reina, përcjell ORAinfo.
“Konfirmoi kthimin e Lucas Biglia, i cili tashmë kundër Cagliarit kishte gjetur një vend në dispozicion. Gjithashtu i pranishëm Ignazio Abate, pavarësisht nga problemet e fundit fizike, ndërsa është ende jashtë Pepe Reina i cili do të kthehet javën e ardhshme për t’u trajnuar” ka thënë Gattuso.
Milanit, do të i duhen tri pikë kundër Atalantës që të sigurojë vendin e katërt./ORAinfo/