Milan – Roma, këto pritet të jenë formacionet shartuese

11:53 | 26 Tetor 2020

Serie A i jep fund xhiros së pestë me ndeshjen Milan – Roma.

Skuadra e Milan bën nikoqiren për ‘Giallorossi’, në ‘San Siro’, për ndeshjen që mbyll xhiron e radhës në Serie A.

Ndeshja mes Milan dhe Romës konsiderohet si më e rëndësishmja e kësaj xhiroje.

Stefano Pioli akoma nuk e di nëse do ta ketë Hakan Calhanoglu në gjendjen më të mirë fizike, por nëse do të jetë gati, lojtari turk pritet të jetë startues.

Milan pritet të zbres në fushë me një sistem 4-3-3, kurse Roma me 3-4-2-1.

Kjo pritet të jetë 11-shja startuese për ndeshjen Milan – Roma, e cila luhet sonte me fillim nga ora 20:45.

Milan: G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rafael Leao; Ibrahimovic

Roma: Mirante; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Santon, Pellegrini, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko.

Komento: