Milan është duke kërkuar marrëveshje me UEFA-n rreth betejsë së vazhdueshme ligjore.
Sipas Tuttosport, Zvonimir Boban do të kryesojë negociatat me organin më të lartë administrativ të futbollit evropian. Rossonerët po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje me UEFA për të ndaluar betejën e vazhdueshme ligjore.
Objektivi kryesor për Milanin është të marrë një dënim gjithëpërfshirës, duke unifikuar periudhat e ndryshme trevjeçare që tashmë janë duke u shqyrtuar dhe duke zhvendosur detyrimin për të balancuar buxhetin përtej vitit 2021. E gjithë kjo për të shmangur një sërë dënimesh, apelimesh dhe vendimesh të reja, përcjell ORAinfo.
UEFA gjithashtu do të kishte interes në zgjidhjen e çështjes njëherë e përgjithmonë. Nuk është rastësi që ka filluar puna diplomatike, e cila në të ardhmen e afërt do të gjejë një shtysë të re falë punës së Bobanit.
Nëse UEFA dhe Milan gjejnë një marrëveshje për një paketë të sanksioneve gjithëpërfshirëse, CAS duhet ta vërtetojë atë.
Menjëherë më pas, Dhoma Gjyqësore padyshim do ta dënonte klubin në bazë të marrëveshjes “parandaluese”. Sipas burimeve të afërta me klubin, Rossonerët do të jenë të gatshëm të sakrifikojnë Ligën e Evropës për të qenë në gjendje të shtyjnë një buxhet të balancuar përtej vitit 2021. /ORAinfo/