Milan ‘sakrifikon’ për t’ia bërë dhuratën e madhe Rangnickut

12:39 | 16 July 2020

Milan tashmë po bën lëvizje në treg, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm i cili do të drejtohet nga Ralf Rangnick.

Kuqezinjtë kanë bërë një ofertë për Wesley Fofana, e cila është refuzuar nga Saint-Etienne.

Sipas Le10Sport, ekipi franceze janë të gatshëm të shesin lojtarin këtë verë për të ndihmuar në stabilizimin e situatës së tyre financiare, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, përkundër kësaj ata nuk do të bëjnë asnjë zbritje të theksuar në çmimin.
Në fakt, Milani paraqiti një ofertë prej 14 milionë euro për 19-vjeçarin kohët e fundit, por Saint-Etienne e konsideroi atë shumë të ulët.
Kuqezinjtë, sipas raportit, do të duhet të ofrojnë një shifër pak më shumë se 20 milionë euro për të bindur klubin që të pajtohet me shitjen.

Ata aktualisht janë duke përgatitur një përpjekje të re për Fofana dhe këtë herë, oferta do të jetë më e lartë.

Për më tepër, kontaktet janë zhvilluar me shoqërimin e lojtarit dhe është arritur marrëveshje në parim për sa i përket kushteve personale. /ORAinfo/

Komento: