Milan –Sanches, vjen lajmi i papritur

20:23 | 04 Shkurt 2022

Ndjekja e AC Milan për mesfushorin e Lille, Renato Sanches është ngadalësuar pak sepse lojtari ka ndaluar për të reflektuar mbi situatën e tij.

Carlo Laudisa i La Gazzetta dello Sport raporton se gjithçka dukej se po shkonte mirë në bisedimet me agjentin Jorge Mendes për Renato Sanches, por më pas u bë e qartë se ish-mesfushori i Bayern Munichut ka diçka tjetër në kokën e tij,përcjell ORAinfo.

Lojtari nga ana e tij do të dëshironte të vinte në Milano, por ai po pret edhe oferta joshëse nga klubet e tjera, kështu që ai ka ndaluar për një moment reflektimi për të ardhmen e tij, duke qenë se në moshën 24-vjeçare zgjedhja e klubit të tij të ardhshëm është një hap i madh./ORAinfo/

Komento: