Milan-Sarri, vjen lajmi i papritur

15:21 | 22 Maj 2019

Sarri ka refuzuar Milanin, duke deklaruar se do të qëndrojë në Angli

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, në një deklaratë të tij të dhënë për mediat është shprehur se nuk ka aspak ndërmend të rikthehet në itali, pasi është shumë i lumtur tek Chelsea.

“Tashmë po mendoj vetëm për finalen e Europa League ndaj Arsenalit. Kam edhe 2 vite kontratë këtu dhe nuk kam asnjë kontakt me klube të tjera. Nuk e kuptoj përse duhet të jem i lumtur po të kthehem në Itali. Jam i lumtur të qëndroj këtu, por duhet të flas me drejtuesit për të kuptuar nëse janë të kënaqur me mua”, është shprehur tekniku italian.

Kujtojmë që së fundi kanë qarkulluar zëra të ndryshëm në lidhje me një rikthim të Sarrit në Serie A dhe konkretisht të merrte drejtimin e Milanit. Me këtë deklaratë, çdo gjë është sqaruar nga ish-trajneri i Napolit.

Komento: