Milanin sot e pret një ndeshje e vështirë.
Milani është në kërkim të fitores së katër radhazi në Serie A, por që ta arrijë këtë duhet të fitojë kundër Sassuolos që nuk di për fitore në katër xhirot e fundit.
Kuqezinjtë vijnë nga fitorja 3-0 ndaj Empolit, ndërsa mysafirët nga barazimi 1-1 kundër Spalit.
Për skuadrën Gennaro Gattuso nuk mungon Krzysztof Piatek, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paqueta, Suso, Piatek, Calhanoglu.
Sassuolo: Consigli; Lirola, Demiral, Ferrari, Peluso; Locatelli, Sensi, Magnanelli; Berardi, Djuricic, Boga.
Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e katër me 45 pikë, kurse Sassuoli në pozitën e 11-të me 31 pikë.