Tregu është mbyllur për pothuajse dy javë, megjithatë menaxherët e Milanit ende duket se po punojnë, duke u fokusuar në sesionin e ardhshëm të verës përcjell ORAinfo.
Synimi i Leonardo dhe i kompanisë është që të transferojë yje që do të kompletonin skuadrën në dispozicion të zotit Gennaro Gattuso, e kështu që kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ishte një arritje e madhe.
Milani vazhdon të kërkojë atë që ishte qëllimi kryesor në fundit të verës, domethënë Sergej Milinkoviç-Savic.
Mesfushori i Lazios duket të jetë ende një emër i fortë në planet e Leonardo, i cili deri në vitin e kaluar kishte një vlerësim prej më shumë se 120 milionë euro./ORAinfo/