Milan-Savic, vjen lajmi “bombë” nga Leonardo – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan-Savic, vjen lajmi “bombë” nga Leonardo

16:01 | 12 Shkurt 2019

Tregu është mbyllur për pothuajse dy javë, megjithatë menaxherët e Milanit ende duket se po punojnë, duke u fokusuar në sesionin e ardhshëm të verës përcjell ORAinfo.

Synimi i Leonardo dhe i kompanisë është që të transferojë yje që do të kompletonin skuadrën në dispozicion të zotit Gennaro Gattuso, e kështu që kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ishte një arritje e madhe.

Milani vazhdon të kërkojë atë që ishte qëllimi kryesor në fundit të verës, domethënë Sergej Milinkoviç-Savic.

Mesfushori i Lazios duket të jetë ende një emër i fortë në planet e Leonardo, i cili deri në vitin e kaluar kishte një vlerësim prej më shumë se 120 milionë euro./ORAinfo/

Komento: