Milan-Savic, vjen lajmi i papritur

17:48 | 22 Mars 2019

Savic mund të përfundojë te Milan.

Milani ëndërron prej kohësh mesfushorin Milinkoviç-Savic. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Lacio është e gatshme të ulë pretendimet për lojtarin duke e çuar çmimin në 80 milionë euro.

Për të arritur te mesfushori serb, Milani më parë duhet të kualifikohet në Champions League për të lejuar vetes një investim të tillë pasi në të kundëtën do të ishte shumë e vështirë.

Milani vazhdon të ketë probleme me UEFA-n përsa i përket Fair Play Financiar dhe një kualifikim në Champions mund të sillte të ardhura për të inestuar në merkato.

Milinkovic-Savic ndiqet prej kohësh nga kuqezinjt dhe tashme në fund të sezonit, Leaonardo mund të nis kontakte me drejtorin sportiv Tare.

Komento: