Milan-Savic,ky është lajmi i fundit nga Italia

19:40 | 17 Maj 2019

Po kërkohet me ngulm nga Milani, por mesfushori i Lazios, Savic nuk do ta braktisë skuadrën e tij të tanishme.

Sergej Milinkoviç-Savic sigurisht që e shijon fitoren e Kupës së Italisë. Në një intervistë me TGR, mesfushori serb deklaroi se si dëshiron të fitojë më shumë me Lazion, përcjell ORAinfo.

“Unë jam ende duke shijuar atë finale, shpresojmë të fitojmë shumë më tepër. Unë dua të sjell trofe të tjera në Biancocelest”, tha ai./ORAinfo/

Komento: