Milan sërish telashe me UEFA-n, takimi urgjent i Gazidisit

08:48 | 24 Maj 2019

Drejtori i Milanit, Gazidis takohet me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiar.

Drejtori i Milanit, Ivan Gazidis thuhet se ka marrë pjesë në një seancë të UEFA-s të enjten për të diskutuar çështjen e klubit në lidhje me Fair Play Financiar.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Gazidis udhëtoi në Nyon me avokatët e klubit pasi Milani nuk arriti të plotësonte parametrat e FFP përsëri, përcjell Telegrafi.

Rossonerët fillimisht u ndaluan nga konkurrenca evropiane për dy vjet, por fituan një apel të minutës së fundit për të konkurruar në Ligën e Evropës në sezonin 2018-19, ku u rrëzuan në fazën e grupeve.

Dënimi i tyre më i fundit ishte një gjobë prej 12 milionë eurosh, e kufizuar gjithashtu me një grup prej 21 lojtarësh në garat evropiane dhe përjashtimin nga turneu i UEFA-s për një vit, nëse librat e klubit nuk balancohen nga viti 2021.

Megjithatë, kjo është diçka që Milani mendon se nuk është e mundshme dhe kanë udhëtuar për të takuar me drejtuesit e UEFA-s për t’ju lejuar të luajnë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm nëse ata nuk e ‘kapin’ Ligën e Kampionëve.

Komento: