Milan shënon një ndër fitorën më bindëse të sezonit

21:29 | 22 Qershor 2020

Milan pa probleme ndaj Lecce, realizon fitore të bindshme.

Milan ka realizuar fitore bindëse ndaj Lecce në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 1:4.

Seria e golave u hap me Samu Castillejo (26’) që realizoi për epërsinë fillestare.

Vendasit barazuan me Mancosu (54’) nga penalltia. Ky gol vetëm çka i ‘irritoi’ mysafirët të cilët shënuan tre herë të tjera.

Giacomo Bonaventura (55’), Ante Rebic (57’) dhe Rafael Leao (72’) shënuan në fitoren e thellë të Rossonerëve.

Milan ngjitet në vendin e shtatë me 39 pikë, ndërsa Lecce në pozitën e 18 tubon 25 pikë.

Komento: