Milan sheti dy super lojtarë, për të mbajtur Donnarumman

11:51 | 27 April 2020

Milani mund të shesë dy mesfushorë për të mbledhur paratë e nevojshme për t’i ofruar një rinovim të Gianluigi Donnarumma.

Sipas edicionit të së hënës të Tuttosport, Milano ka dalë me një strategji duke tentuar që mos të lejojën shitjen e një prej lojtarit me të mirë të tyre, përcjell ORAinfo.

Gazeta pretendon se dueti i mesfushës Lucas Paquetá dhe Frank Kessie të dy mund të sakrifikohen për të financuar qëndrimin e portierit Donnarumma në ‘San Siro’.

Sa për Paquetá, klubi do të donte të shiste, me Paris Saint-Germain, Flamengo dhe Benfica të interesuar.

E për Kessie, lojtari vlerësohet veçanërisht në Premier League. Agjenti i tij foli për një të ardhme të mundshme akoma në Milano, por menaxhmenti është i gatshëm të vlerësojë transferimin e tij edhe pa e përfgshi çështjen Donnarumma.

Milani po kërkon 35 milionë euro për Paqueta, ndërsa Kessie mund të largohet për 25 milionë euro. Me këto para Milan po tenton që krijojë siguri për mbajtjen Donnarummas në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: