Milani ka mposhtur 3:0 Lazion si mysafire për t’ia zbehur dukshëm shanset për titull kampioni në Serie A.
Hakan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimoviq dhe Ante Rebiq shënuan golat për fitoren në xhiron e 30-të.
Me fitoren e 13-të këtë sezon, Milani ngrihet në pozitën e gjashtë me 46 pikë të tubuara, dy më pak se Roma që është e pesta.
Lazio ngel në kuotën e 68 pikëve, me distancë prej shtatë pikëve nga Juventusi që i prin tabelës.