Milan ‘shokon’ Interin dhe Lazion, po e transferon Marash Kumbullan

11:34 | 13 September 2020

AC Milan ka hyrë në garë për transferimin e qendërmbrojtësit të Hellas Verona, Marash Kumbulla.

Rossonerët besohet se janë në treg për një mbrojtës të ri qendror për të përforcuar opsionet e Stefano Pioli, megjithëse Nikola Milenkovic i Fiorentinës është lojtari që ka qenë i lidhur më fort.

Mirëpo L’Arena po raporton se Milani është i etur për nënshkrimin e mbrojtësit shqiptar Kumbulla këtë verë, përcjell ORAinfo.

Milan duhet t’i mposhtë rivalët e tyre të Serisë A Inter dhe Lazio, të cilët janë lidhur në mënyrë të përsëritur me transferimin e 20 vjeçarit.

Jo vetëm kaq, por ka konkurrencë edhe nga Anglia, pasi gazeta përmend që Tottenham dhe Manchester United po monitorojnë gjithashtu situatën përreth Marash Kumbullas.

Raporti shton se Gialloblu po kërkon rreth 28 milionë euro për mbrojtësin shqiptar. Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit shqiptar. /ORAinfo/

Komento: