Milan po kërkon të shesë Franck Kessie në mënyrë që të financojë blerjen e Tiemoue Bakayoko raporton Football Italia përcjell ORAinfo.
Klubi i Serie A ka një opsion prej 40 milionë euro për të blerë mesfushorin e huazuar, por mungon fondi pas blerjeve të Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek.
Chelsea është e interesuar në Kessie, kështu që mund të jetë e mundur një marrëveshje shkëmbimi për lojtarët, ndërsa Milan do të shtojë edhe Hector Herrera në transferim të lirë./ORAinfo/