Milan shpërblen Ibrahimoviçin, reagimi i lojtarit habit drejtuesit e klubit

10:00 | 18 July 2020

Të Mërkurën në mbrëmje, Zlatan Ibrahimovic bëri paraqitjen e tij të 100-të në të gjitha garat për AC Milan.

Prandaj, atij iu dha një çmim nga drejtori teknik Paolo Maldini dhe drejtori sportiv Ricky Massara për këtë numër paraqitjesh, përcejll ORAinfo.

Ceremonia u mbajt gjatë seancës së stërvitjes të së premtes në Milano dhe sulmuesi suedez nuk e humbi rastin të bëjë shaka me shokët e tij të skuadrës.

Kur u prezantua me çmimin, ai tha: “Fatmirësisht, nuk kam konkurrencë”, ndër të tjera.

Sigurisht, shokët e tij të skuadrës, si dhe drejtorët shpërthejnë në të qeshura. /ORAinfo/

Për me tëpër sikoni videon e ‘incidentit’ qesharak më poshtë…

Komento: